Shkup, 22 gusht 2015 – Forcat speciale të policisë në Maqedoni, me gaz lotsjellës dhe zjarr kanë shpërndarë mijëra emigrantë dhe refugjatë, të cilët përpiqeshin të hyjnë në këtë shtet nga Greqia. Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, shumica prej tyre sirianë, po kalojnë net të ftohta në tokën e askujt, pasi Maqedonia shpalli të enjten gjendje të jashtëzakonshme dhe e mbylli kufirin e saj jugor.
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi policia maqedonase ka përdorur forcën për t’i larguar refugjatët dhe emigrantët. Mediat botërore raportojnë se Komisionari i Lartë për Refugjatë i OKB-së, Antonio Guterres, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, të cilit i ka sugjeruar që vendi i tij duhet të krijojë “menaxhim të rregullt” në kufijtë e saj dhe t’i respektojë refugjatët.
• Shiko pamjet – VIDEO