Prishtinë, 15 korrik 2015 – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të enjten, më 16 korrik 2015. Ndërkaq, dita e parë e Fitër Bajramit është të premten, më 17 korrik 2015.
Siç njofton BIK-u, manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës zhvillohet në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë, me fillim në orën 04:15, kur edhe falet namazi i mëngjesit, pas të cilit do të mbahen ligjërata tematike, kushtuar kësaj feste. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 05:48, të cilit do t’i prijë, Sabri Bajgora, kryeimam i BIK-ut. Ndërkaq, hytben do ta drejtojë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet publikut të gjerë me mesazhe për këtë festë.
BIK-u ka vendosur për datën e Fitër Bajramit!
POSTIMI PARAPRAKETC po i mashtron konsumatorët në Prizren (Foto)
POSTIMI I RADHËSDeputetët e AAK-së vizituan degën e tyre në Dragash
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.