Një i vrarë dhe një i plagosur në Lezhë – Policia po heton ngjarjen!

policia shqiptare vrasje lezheLezhë, 05 korrik 2015 – Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrethin e Shkodrës, saktësisht në qytetin e Lezhës, ku ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar, pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa një tjetër person është plagosur rëndë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit të shkollave, ku i vrarë ka mbetur, Kristjan Marku, ndërsa është plagosur një shtetas me inicialet A.G. (38 vjeç), i cili është shpënë me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin prova, raporton – Top Channel.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply