Vërmicë, 09 dhjetor 2014 – Doganierët në Vërmicë kanë arritur të parandalojnë një rast kontrabandimi me armë, të cilat ishin të fshehura në një autobus që po vinte nga Gjermania. “Gjatë kontrollimit të linjës së autobusit, Gjermani – Kosovë, në dy çanta që ishin të futura në bagazh, janë gjetur armë dhe municion.
Saktësisht, 4 pistoleta të markave të ndryshme dhe 126 copë fishekë të kalibrit 9 milimetër. Gjithashtu, në këto çanta janë gjetur edhe mallra të tjera komerciale, të cilat po kontrabandoheshin. Pas zbulimit, rastin ia kemi përcjellë kompetentëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës.
Në doganën e Vërmicës kapen armë e municion!
POSTIMI PARAPRAKIsa Mustafa, kryeministër – Ky është profili i tij!
POSTIMI I RADHËSKonstituohet Kuvendi – Qeveria nuk ia doli sonte!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.