Një muaj paraburgim për shantazhuesin në Facebook!


facebook-mashtrimi-prizrenPrizren, 26 nëntor 2014 – Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim personit që kishte shantazhuar një femër përmes rrjetit social, Facebook. Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj, ka thënë se i pandehuri, A. Duraku, dyshohet se me këtë veprim ka kryer vepër penale. “I pandehuri do të mbahen në paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur kohën nga data 24.11.2014, kur është arrestuar”, tha Kicaj, transmeton PrizrenPress.
I pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit penal, pasi më datën 23.11.2014, me qëllim të përfitimit të kunderligjshëm të dobisë pasurore, një femre nga Prizreni do t’ia publikonte fotot, të cilat kësaj të fundit do t’ia dëmtonin nderin dhe autoritetin. Konkretisht, i pandehuri, në mënyrë të kundërligjshme kishte hyrë në faqen e saj të Facebook-ut, ku ka siguruar disa foto nudo të saj e më pas e shantazhon të njëjtën, duke e kërcënuar se këto foto do t’i publikojë në rrjetin social, në rast se ajo nuk do t’ia sillte 50 euro. E dëmtuara, në vend të kësaj, e ka njoftuar policinë, e cila ka reagur shpejtë, duke e vënë në pranga personin në fjalë.


 

Leave a Reply