Dragash, 04 nëntor 2014 – Pak pas mesnate, në fshatin Brod të Dragashit është kapluar nga flakët një ekskavator, pronë e një banori të komunitetit goran. Lajmin e ka komunikuar sot zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha. “Policia e Dragashit dhe zjarrfikësit kanë reaguar me shpejtësinë maksimale për ta shuar zjarrin, por nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë, pasi ky fshat ndodhet larg nga Dragashi, për çka është dashur më shumë kohë që të arrihet deri në vendngjarje”, ka thënë Berisha, duke shtuar se ekskavatori kishte qenë i parkuar në qendër të fshatit dhe se shkaqet që kanë quar në shpërthimin e zjarrit, ende mbeten të panjohura.