Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare, aktorja Besa Imami!


vdes besa imamiTiranë, 22 shtator 2014 – Në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta aktorja, Besa Imami, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Artistja e Merituar, Besa Imami, i ka dhënë publikut mbi 90 role, mes të cilave ia vlen të përmenden rolet tek “Mbretëresha Teuta” tek “Artani”, pastaj roli i nënës Zyrë tek “Bashkë me Agimin” etj.
Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun, me rolin e Donika Kastriotit, në filmin “Skënderbeu”, i cili u realizua në vitin 1953. Më pas do të vijonin rolet tjera në filmin “Brazdat”, xhiruar në vitin 1973, “Në fillim të verës”, viti 1975 etj. Para pak kohësh, me një propozim nga fondacioni kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaçi”, ajo është nderuar në Gjakovë me titullin “Nderi i skenës’’.