Hendbolli kosovar pranohet me të drejta të plota në EHF


2014-9-20 EHF DublinDublin, 21 shtator 2014 – Kosova është pranuar si anëtarja e 50-të dhe me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF). Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Evropiane e Hendbollit, përmes rrjeteve sociale, por edhe përmes prononcimit për media. “Në mbledhjen e Federatës Evropiane të Hendbollit, e cila është mbajtur të shtunën në Dublin, është miratuar vendimi që Federata e Hendbollit të Kosovës të pranohet me të drejta të plota”, thuhet në njoftimin që ka lansuar në Twitter kjo federatë evropiane. Në mbledhjen që ka mbajtur EHF-ja, është votuar edhe për pranimin apo jo të Federatës së Kosovës në gjirin e saj dhe, gjithsejt 25 anëtarë votuan për ndërsa 18 të tjerë ishin kundër.
Si rezultat, votat kanë mjaftuar që këshilli të vendosë për pranimin e Kosovës në EHF. “Ky është një lajm i mrekullueshëm për Kosovën, e cila më në fund do ta ketë mundësinë të luajë edhe në garat ndërkombëtare, me të gjitha të drejtat, duke i dëshmuar botës për talentin që posedojmë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
FHK ishte anëtare me të drejta të kufizuara në EHF, që nga viti 2004, kur ka luajtur në arenën ndërkombëtare vetëm me klube. Tani e tutje, Kosova ka fituar të drejtë të prezantohet në garat evropiane edhe me përfaqësuesen, duke prezantuar të gjitha simbolet shtetërore.


 

KËRKO FJALËT