Erdogan zgjidhet president i Turqisë – Kandidati kurd merr 9% të votava!


tajip erdogan presidentAnkara, 10 gusht 2014 – Kryeministri aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është fitues i zgjedhjeve të sotme në Turqi, bazuar në rezultat e para jozyrtare, që janë publikuar deri më tani. Sipas këtyre rezultateve, nga rreth 90% të votave të numëruara, Erdogan ka marrë rreth 53% të tyre, ndërsa kundërkandidatët e tij, Ekmeleddin Ihsanogllu dhe Selahattin Demirtash, kanë marrë 38% respektivisht 9%.
Fushata parazgjedhore, e cila është karakterizuar me një dozë të lartë tensioni politik, nuk ka reflektuar në ditën e sotme, pasi gjatë votimeve nuk janë shënuar incidente të rënda. Në zgjedhje garuan tre kandidatë, kryeministri i gjertanishëm, RexhepTajip Erdogan, ish-sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanogllu, si dhe kanditati i partisë kurde, Selahatin Demirtash.