Prishtinë, 17 korrik 2014 – Nga 82 deputetë të pranishëm në sallë, 65 prej tyre votuan sot Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Votimi erdhi, pasi më herët Flora Brovina e ka ndërprerë seancën, në mungesë kuorumi dhe deputetët e PDK-së e lëshuan sallën, me që u pamundësua zgjedhja e kandidatit të tyre për kryetar të Kuvendit, Agim Aliut.
Koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe deputetët nga lëvizja Vetëvendosje, si dhe ata të minoriteteve janë kthyer në sallë, duke e mundësuar kuorumin për vazhdimin e seancës, ku Isa Mustafa, i propozuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, u zgjodh kryetar i Kuvendit.