Prizren, 29 prill 2014 – Një person është plagosur me armë zjarri në Prizren, njoftoi sot zëdhënësi i Policisë rajonale në këtë qytet, Hazir Berisha, duke specifikuar se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, pak pas orës 02:00, në një bastore. “Në rrethana ende të pasqaruara, një person i gjinisë mashkullore është plagosur me armë zjarri. Sipas hetimeve fillestare që ka kryer policia e Prizrenit në Spitalin rajonal, ku ishte shpënë për kurim i plagosuri, bëhet e ditur se i dyshuari dhe viktima, në momentet kritike, kishin qenë bashkë duke lozur bixhoz”, tha Berisha, pa dhënë më shumë detaje se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje. “Ende nuk dihen rrethanat e rastit, se përse i dyshuari kishte tentuar ta vriste viktimën, duke shkrehur një plumb mbi të. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur dhe ende ndodhet në arrati”, tha Berisha.
Një person plagoset më armë – Dorasi ende në arrati!
POSTIMI I RADHËSKarvani i shkrimtarëve në Jeshkovë dhe Malësi të Vërrinit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.