Dragash, 05 qershor 2026 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Vetim Ramadani, vizituam të enjten fshatin Brezne për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po realizohen në këtë fshat nga Komuna. “Gjatë vizitës u njohëm me progresin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, të cilat përfshijnë punime në infrastrukturën rrugore, kubëzime, asfaltime të pjesshme të rrugëve të dëmtuara, ndërtimin e mureve mbrojtëse, zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, si dhe ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza”, ka thënë Xheladini, duke shtuar se aktualisht në fshatin Brezne janë të angazhuara pesë kompani, të cilat, sipas tij, po punojnë intensivisht në realizimin e këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për banorët dhe përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë. “Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar për të vazhduar me investime konkrete në çdo pjesë të territorit të komunës sonë, duke krijuar infrastrukturë moderne dhe shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët”, ka thënë Xheladini.
Krerët e Komunës vizitojnë Breznen – Aty ku po punohet intensivisht!
POSTIMI I RADHËSSekuestrohen rreth 8 kilogram ar e argjend në Prizren!
