Dragash, 21 shtator 2023 – Në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Dragash, drejtoresha Liridona Misinaj ka pritur të mërkurën në një takim pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së bashkëpunimit reciprok, në shërbim të një sigurie më të madhe për nxënësit, si dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të ndryshme rinore që organizon kjo drejtori. “U zotuam se do të jemi të hapur për thellim të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive, të cilat organizohen në komunën tonë”, ka thënë drejtoresha, Liridona Misinaj, duke e falënderuar policinë që deri më tani ka dhënë kontribut dhe që në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë për të gjithë.
Bashkëpunim i frytshëm mes policisë dhe DKRS-së!
POSTIMI PARAPRAKNjë i ri humb jetën në aksident trafiku në Dragash!
POSTIMI I RADHËSAktivitetet e policisë nëpër shkolla, për më shumë siguri!