Dragash, 06 janar 2023 – Ylli Krasniqi, një djalosh me prejardhje nga fshati Brezne, komuna e Dragashit, është njëri ndër kandidatët e përzgjedhur nga kompania gjermane “Comsense” që të punojë në Gjermani. Atij i është siguruar viza dhe vendi i punës si infermier në Gjermani, pasi ka treguar sukses në profesionin e tij, kulturë njerëzore, si dhe aftësi në mësimin e gjuhës gjermane.
Lars-Peter Sonntag, drejtor ekzekutiv i kompansë “Comsense” ka thënë më herët për median kosovare se kjo kompani vepron në 14 shtete, ndër to edhe në Kosovë, tash e dy vjet, dhe se shumë të rinj po interesohen për të gjetur një punë në Gjermani. “Përmes kompanisë sonë, secili që është i interesuar mund t’i përshpejtojë procedurat, si për nga mësimi i gjuhës gjermane, ashtu edhe në sigurimin e një vize pune. Ideja jonë nuk është që ta mbledhim rininë nga Kosova, e cila është më se e bukur, por ne ua lehtësojmë procedurën atyre që gjithsesi ia kanë mësy Gjermanisë. Fundja, ata që shkojnë në Gjermani, nuk është me deomos që të mbesin atje por, ata marrin përvojë në profesionin e tyre dhe mund të kthehen në Kosovë edhe më të shkathët”, është shprehur Sonntag, gjatë vizitës në përfaqësinë e kësaj kompanie në Kosovë.
Nga ana tjetër, Ylli Krasniqi, në një prononcim për redaksinë tonë, është shprehur i kënaqur që ia doli mbarë këtij synimi . “Jam i lumtur që ia dola me sukses këtij synimi dhe po shpresoj se në Gjermani do të avansohem edhe më shumë në profesionin tim prej infermieri. Kuptohet që, paralelisht me avansimin në profesion do të kem edhe të ardhura më të mira, sigurim jetësor por edhe ardhmëri më të ndrishtme. S’do koment që, nëse vendi ynë do të ndryshojë për të mirë, një ditë mund edhe të kthehem që të jap kontributin tim këtu”, thotë Ylli Krasniqi, duke mos e fshehur dëshirën që edhe Kosova të arrij nivelin dhe kushtet, ku secili mund të gjejë një punë dhe të mos brengoset për ardhmërinë e tij.
Djaloshit me prejardhje nga Opoja një kompani gjermane i siguron punë në Gjermani!
POSTIMI PARAPRAKNga sot QKMF-ja në Dragash me shërbime shtesë!