Dragash, 06 nëntor 2022 – Njësia në Dragash e Hidroregjionit Jugor, apelon tek konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht ujin, pasi punimet që janë duke u kryer në sistem, si dhe shpenzimi i tepërt, po e vështirëson furnizimin e pjesës së sipërme të Dragashit.
“Për shkak të punimeve që janë duke u kryer në kuagulatorin e ujit, në Dragash, si dhe disa problemeve që janë paraqitur nga reshjet e shiut, kemi ndërprerje të kohëpaskohëshme të furnizimit me ujë, veçmas në pjesën e sipërme të Dragashit, për furnizimin e të cilës pjesë nevojitet shtypje e lartë. Gjithashtu, furnizimin me ujë të këtyre lagjeve po e pamundëson edhe shpenzimi i madh i ujit në pjesën e poshtme të Dragashit, prandaj ju bëjmë thirrje konsumatorëve që kanë furnizim të rregullt me ujë, që ta kursejnë në maksimum shpenzimin, në mënyrë që të krijohet mundësia që edhe lagjet e larta të qytetit të kenë furnizim të rregullt me ujë”, thuhet në njoftimin nga Hidroregjioni Jugor në Dragash, duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.
Hidroregjioni Jugor apelon për kursim të ujit
POSTIMI PARAPRAKGjobitet “Viva Fresh” – Konstatohet mashtrimi me çmime!
POSTIMI I RADHËSBastisje në Zaplluxhe – Konfiskohen armë zjarri!