Përfundoi Kuizi në Matematikë për nxënësit e Dragashit

Përfundoi Kuizi në Matematikë për nxënësit e Dragashit

Dragash, 09 qershor 2022 – Në ambientet e SHFMU ”Fetah Sylejmani” në Dragash është zhvilluar finalja e kuizit në lëndën e matematikës për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta, në kuadër të projektit “Identifikimi i nxënësve me talent të veçantë në matematikë në komunën e Dragashit”, implementuar nga Qendra Rinore “AVOKO” në Dragash , financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash.
Në garën finale morën pjesë 10 nxënësit më të mirë të klasave të 7-ta, 8-ta dhe klasave të 9-ta, të cilët ishin përzgjedhur nga 106 nxënës që garuan në fazën e parë të kësaj gare nga SHFMU “Ulina” në Kosavë, SHFMU “Samidin Emini” në Kuk, SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë dhe SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash. Prezent gjatë kësaj gare ishin edhe drejtori i DKA-së, Selim Kryeziu, si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Liridona Misinaj.
Pas një gare shumë të ngushtë, vendin e parë e ndanë 5 nxënës; Vlora Qusaj (Klasa VII – Kosavë), Lavdim Sadiku (Klasa VIII – Bresanë), Ylli Sylejmani (Klasa VIII – Kuk), Evla Shabani dhe Blendina Halimi (Klasa IX – Dragash). Në përfundim të garës, nxënësve fitues iu shpërndanë mirënjohje ndërsa shkollave më të suksesshme iu ndanë dhurata.


 

KËRKO FJALËT