Beograd, 21 shtator 2021 – Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar si akt kriminal vendimin e qeverisë së Kosovës, lidhur me reciprocitetin me targat e automjeteve, duke e kundërshtuar praninë e forcave speciale të policisë në afërsi të pikave kufitare në veriun e Kosovës. “Gjithsesi, ne jemi të gatshëm për dialog por do të kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit që të na përgjigjet, nëse do t’i përmbahemi marrëveshjeve të Brukselit, apo ta ndërpresim këtë dialog. Gjithashtu, edhe nga BE-ja do të kërkojmë sqarime rreth këtij vendimi të njëanshëm. Kjo, sepse Prishtina e ka shkelur njëanshëm marrëveshjen e Brukselit. Ndërkohë, iu them serbëve të Kosovës se do t’i furnizojmë me të gjitha mallrat ushqimore që mos të ndihet atje mungesa e gjërave elementare. Nëse nuk e ndryshon këtë vendim Prishtina, ne do t’i marrim të gjitha masat që popullatën serbe ta mbrojmë. Kjo, sepse nuk pranojmë që një veprim kriminal të veprojë. Nëse nuk reagon NATO, në duhet të ndërmarrim masat tona. Por, ju them se nuk do të ketë ndonjë eksod, siç kemi përjetuar më parë”, tha Vuçiq, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare (KSK), duke iu drejtuar gazetarëve për t’i dëgjuar pyetjet e tyre, por që gjithnjë fliste për Bashkësinë e Komunave Serbe, duke lënë të kuptohet se krejt dialogun po e zhvillon vetëm për të arritur këtë qëllim. “Pres largimin e policisë, pa kurrfarë kushtesh që parashtron Kosova. Nuk pranojmë kurrfarë kompromisi”, tha mes tjerash Vuçiq, duke mos qartësuar se çfarë do të bëjnë nëse nuk reagon askush nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Vuçiq pas mbledhjes së KSK-së, aksionin në veri e quan akt kriminal!
POSTIMI PARAPRAKRrëshqet minibusi – Nuk ka të dhëna për pasojat!