Prishtinë, 19 shkurt 2021 – Pretendenti për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ai këtë e ka bërë në një postim në Twitter, duke shtuar se askush nuk duhet të falimentojë, vetëm pse sëmuret.
“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti.
Kurti: Do ta krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore!
POSTIMI PARAPRAKKurti paralajmëron qasje ndryshe në dialogun me Serbinë!
POSTIMI I RADHËSTë gjitha targat e UNMIK-ut (KS) do të largohen këtë vit!