Vazhdon dhuna në familje – Dhunues edhe djali edhe vajza!

dhuna ne familjePrizren, 31 mars 2014 – Pasditen e djeshme, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të dhunës në familje, e ushtruar nga anëtarë të ngushtë në familje.
Policia e Prizrenit ka raportuar se, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Sopijë të Suharekës, ku djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe vëllait të tij, me ç’rast lëndime në syrin e djathtë ka pësuar nëna, e cila ka kërkuar ndihmën mjekësore. Për ta arrestuar sulmuesin, policia thotë se është detyruar të përdor edhe gaz lotsjellës (Sprej).
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në fshatin Astrazup të Malishevës, ku një vajzë ka sulmuar nënën e saj. Policia ka konfirmuar se ky sulm është vërtetuar edhe me raportin mjekësor. Në të dyja rastet, Prokuroria e shtetit ka nënshkruar vendime për ndalimin e të dyshuarve, të cilët ngarkohen për dhunë në familje. Policia njofton se në të dyja rastet kanë qenë të përfshirë edhe hetuesit primarë, kundër dhunës në familje.

Leave a Reply