Kërkohet hetim nga Qeveria, për keqpërdorim të kondomëve!

vidhen kondometPrishtinë, 11 dhjetor 2013 – Udhëheqësja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi, në Kosovë, Diona Bogola, ka kërkuar hetim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, pas dyshimeve se donacionet e dhuruara nga fondi i saj, mund të jenë keqpërdorur.
Gazeta “Express” shkruan se ajo i është drejtuar, përmes një e-maili zyrtar, sekretarit të MSH-së, Gani Shabanit, dhe ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, duke shprehur shqetësimin e saj për keqpërdorimin e mundshëm të barnave esenciale, përkatësisht kontraceptivëve, të cilat ishin destinuar për tu shpërndarë falas, si masë mbrojtëse për femrat. Bogola ka sqaruar në e-mail, se kondomët kanë humbur nga rezervat e regjistruara, dhe se nuk janë dokumentuar fare, se ku janë shpërndarë. Madje, sipas saj, të njëjtit kondomë janë gjetur nëpër barnatore, si mall për tu shitur.

Leave a Reply