Nesër në Shkup shpallet Republika e Iliridës (Video)


ilirida harta politikeShkup, 17 shtator 2014 – Të enjten, në sheshin “Skënderbeu” të Shkupit, shpallet solemnisht Republika e Iliridës. Aktin e shpalljes do ta bëjë, përmes një konference për shtyp, kryetari i Iliridës, Nevzat Halili.
Bëhet e ditur se në këtë konferencë janë të ftuar të gjitha mediat, përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë, faktori ndërkombëtar, si BE-ja, OSBE-ja dhe institucione të tjera. Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm delegatët e Republikës së Iliridës, nga e gjithë Maqedonia. Kryetari i Iliridës, gjatë një prononcimi për Televizionin KOHA, tha se Republika e Iliridës do t’i ketë të gjitha institucionet e nevojshme që ka një republikë e zakonshme, dhe se këtë e bën në mënyrë publike dhe jo fshehtas.

Shiko pamjet video, KËTU!