Policia e Dragashit konfiskon kamionin me dru!

Policia e Dragashit konfiskon kamionin me dru!

Dragash, 01 korrik 2026 – Gjatë patrullimit të rregullt, policia e Dragashit ka ndaluar për kontroll një kamion, i cili ishte i ngarkuar me dru për djegie. Gjatë verifikimit të dokumenteve, është konstatuar se kamioni transportonte rreth 35 metër kub dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumente përcjellëse.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar, me gjithë kamionin dhe ngarkesën, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës. “Drutë janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës do të ndërmerren masa ligjore përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila zotohet se me përkushtim do të veprojë në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.