Shqata e Afaristëve “SHARRI” shtron darkën përmbyllëse të Panairit!

Shqata e Afaristëve “SHARRI” shtron darkën përmbyllëse të Panairit!

Dragash, 01 nëntor 2025 – Pas përmbylljes me sukses të panairit “Expo SHARRI”, Shoqata e Afaristëve “SHARRI” në Dragash shtroi Darkën tradicionale, në të cilën morën pjesë përfaqësue të biznesit dhe institucioneve të Komunës, me në krye Bexhet Xheladinin, kryetar i Komunës së Dragashit.
Në këtë darkë pune u diskutua për sfidat dhe mundësitë që kanë bizneset tona, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin mes komunitetit të biznesit dhe Komunës së Dragashit. Diskutimin e hapi ish-kryetari i shoqatës, Burim Piraj, i cili i falënderoi përfaqësuesit e bizneseve si dhe krerët e Komunës për bashkëpunim të gjertanishëm, duke u zotuar se edhe në të ardhmën do të angazhohet maksimalisht për mbarvajtjen e shoqatës.
Fjalë miradie pati edhe kryetari i ri i shoqatës, Shpëtim Kamberi, i cili e falënderoi kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladinin, për mbështetjen dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në projekte që i shërbejnë zhvillimit ekonomik e social të kësaj zone të Sharrit.
Në këtë takim u diskutua dhe u shtruan ide të reja, reflektime të rëndësishme dhe zotime për një unitet sa më të fortë mes bizneseve dhe institucioneve në të mirë të komunitetit.