Komuna e Dragashit për të tretin vit fiton Grantin e Përformancës!

Komuna e Dragashit për të tretin vit fiton Grantin e Përformancës!

Dragash, 26 dhjetor 2024 – Komuna e Dragashit, për të tretën herë me radhe është fituese e Grantit të Performancës. Lajmin e ka bërë të ditur sot Komuna e Dragashit përmes një njoftimi publik, ku thuhet se gjatë tri viteve të qeverisjes së Kryetarit Xheladini, kjo Komunë po e fiton grantin e qeverisë, me të cilin dëshmohet se menaxhimi i qeverisjes lokale është e mirë prandaj edhe shpërblehet me rreth gjysmëmilioni euro. “Ky shpërblim vjen falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të ekipit qeverisës, në krye me Bexhet Xheladinin, falë punës dhe angazhimit të Kuvendit të Komunës, si dhe zyrtarëve punëtorë të Administratës komunale”, thuhet në njoftim, duke shtuar se nga këto para do të përfitojnë të gjithë qytetarët e komunës, përmes projekteve të shumta, të cilat do të realizohen vitin që po vjen.


 


KËRKO FJALËT