Dragashi s’ka më vaksina kundër Covid-19

Dragashi s’ka më vaksina kundër Covid-19

Dragash 21 maj 2021 – Pasi u bë publike në emisionin tonë “Aktualitete”, se janë rreth 300 vaksina kundër Covid – 19 në QKMF-në e Dragashit, të cilat hezitonin qytetarët t’i merrnin, sot jemi njoftuar se janë harxhuar të gjitha dhe aktualisht nuk ka asnjë vaksinë. “Duke ju falënderuar për njoftimin e dhënë rreth vaksinave që posedonim por që qytetarët hezitonin t’i merrnin, ju njoftojmë se aktualisht nuk kemi asnjë vaksinë. Të gjitha ua kemi dhënë banorëve, sipas grupmoshave që ishin paraparë me orar dhe aktualisht jemi në pritje të furnizohemi më kontingjent të ri”, thuhet në njoftimin e arritur në redaksinë tonë nga drejtori i QKMF-së në Dragash, Ramadan Jashari.
Kujtojmë se, kohë më parë, në emisionin “Aktualitete”, ku i ftuar ishte kreu i Komunës, Shaban Shabani, u bë e ditur se, rreth 300 vaksina posedonte QKMF-ja në Dragash por që askush nuk e dinte këtë fakt. Pas këtij njoftimi, ka rezultuar se të gjitha tashmë u janë dhënë banorëve dhe ky institucion shëndetësor është në pritje të kontingjentit të ri të vaksinave.