Dragash, 28 tetor 2018 – Persona të pandërgjegjshëm, dyshohet t’i kenë vënë flakën këtë të diele sipërfaqeve pyjore në afërsi të liqenit, në Brezne të Dragashit.
Kjo ka shkaktuar neveri tek banorët e këtij lokaliteti, të cilët këtë vit mburreshin për meremetimin e brezit përreth liqenit, ku synohet të jetë një pikë atraktive turistike, por që zjarri fare pranë këtij ambienti, do ta zbeh këtë shpresë.
Në rrjetet sociale po kërkohet më shumë hetim për ta gjetur autorin e kësaj katastrofe ambientale, por janë parë edhe mallkime nga llojet më të ndryshme për shkaktarin e këtij zjarri.
Foto: Facebook