Gjakovë, 06 tetor 2014 – Kompania prestigjoze “Yahoo” ka raportuar sot se kosovarët mund të fillojnë së krenuari me aftësitë e vendit të tyre,në përgatitjen e makiatos perfekte.
Në sektorin e turizmit “Yahoo – Travel”, kjo kompani ka raportuar se Kosova ia ka kaluar edhe Italisë, sa i përketë makiatos.“Pavarësisht se ku shkon në Kosovë, do të gjeni makiato, shumë më të mirë se të italianëve, të cilët makiaton e bëjnë vetëm me qumësht dhe kafe. Ne e ziejmë kafenë, e bëjmë krem dhe ia vendosim sipër qumështit”, citon Yahoo kamerierin, Armend Bytyçi, i cili u pyet nga autorja e tekstit për Yahoo Travel, Jo Piazza, gjatë darkës që kjo e fundit po e kalonte në hotelin “Çarshia e Jupajve” në Gjakovë.
Artikulli i publikuar sot në Yahoo Travel, raporton se makiatot e mira mund t’i gjesh kudo në Kosovë, madje edhe në pompat e benzinës, dhe se ato janë me çmime të lira. Më tej, raportuesja Jo Piazza, e citon Laura Limanin, autore e një libri guidash për Kosovën, e cila thotë se “edhe vet italianët, kur shkojnë për vizitë në Kosovë, çmenden për makiatot kosovare.
Autorja më pas shkruan se “makiatot në Kosovë, sinqerisht janë tejet të shijshme. Kokrrat e kafesë, asnjëherë nuk janë të djegura, ndonëse kafeja përmban shijen e fuqishme të espressos. Qumështi është i ëmbël, ndërsa shkuma e kafesë është, më e lehtë se sa ajëri”. Jo Piazza ka publikuar në Yahoo edhe disa tekste të tjera rreth Kosovës, të gjitha me konotacion pozitiv, duke i bërë reklamë të shkëlqyeshme zonave turistike dhe zejeve interesante të Kosovës. Njëri nga shkrimet e publikuara, i cili flet për filigranët e Prizrenit, ishte shpërndarë në Facebook edhe nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Ndërkaq, një tjetër artikull, Jo Piazza e kishte shkruar për një butik të Prishtinës, i cili mban emrin e ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, transmeton – Yahoo Travel
Yahoo Travel: “Kosova ka makiatot më të mira në botë”
POSTIMI PARAPRAKArrestohen hajdutët që operonin në Dragash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.