Dragash, 08 korri 2016 – Të enjten në mesditë, në fshatin Bresanë të Dragashit ka ndodhur një vrasje, për të cilën po vazhdojnë hetimet rreth zbardhjes së rrethanave se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje tragjike.
Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se, rreth orës 15:00 të së enjtes policia në Dragash ka marrë informacionin se Qendra e Mjekësisë Familjare kishte pranuar një person të gjinisë mashkullore pa shenja jete. Njësitet relevante të policisë dhe krim teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime, ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit. “Vendi i ngjarjes dyshohet të jetë në një automjet të parkuar në pompën e karburanteve ‘Bashkimi Petrol’ në Bresanë të Dragashit. Hetuesit rajonalë kanë bastisur një shtëpi, në kërkim të provave dhe dëshmive materiale, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta.
Po ashtu është sekuestruar edhe revolveri me pesë fishekë, me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja. Në cilësi të personit të dyshuar është arrestuar një 48 vjeçar, i afërt me viktimën”, njoftoi zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.
Vrasje e dyshimtë, në Bresanë të Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKDragashi i uroi mirëseardhje diasporës!
POSTIMI I RADHËSNë Kuklibeg të Dragashit, rrufeja vret bariun!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.