Prishtinë, 09 tetor 2019 – Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke i falënderuar votuesit për mbështetjen që i kanë dhënë në zgjedhjet e së dielës, ka thënë se qytetarët votuan për ta sjellë opozitën në qeverisje. Tërthorazi, ajo e ka pranuar koalicionin me Vetëvendosjen, duke theksuar se këtë koalicion e presin shumë sfida.
“Qytetarët përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes por duhet ta ketë vetëm një interes; atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në – Facebook.
Vjosa e pranon koalicionin me VV-në – Thotë se e presin shumë sfida!
POSTIMI I RADHËSLDK rezulton të jetë e para në Dragash