Dragash, 01 gusht 2014 – Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një mashkulli, i cili më 30 korrik 2014 është larguar nga shtepia e tij, në drejtim ende të panjohur.
Bashkëfshatarët e tij nga fshati Pllajnik, kanë raportuar në redaksinë tonë se bëhet fjalë për Enver Vahit Çengajn (1972), i cili për herë të fundit është parë tek pompa e derivateve “Qendra Petrol” tek Livadhi i Cucës.
Në mungesë të fotografisë së tij, bashkëfshatarët e kanë përshkruar, se si duket personi në fjalë. Sipas tyre, Enveri kishte të veshur një xhaketë “Xhins”, të mbathura kishte sandale dhe në kokë mbante një kapelë nga leshi, ngjyrë e zezë.
Njoftohet gjithashtu se i zhdukuri, Enver Çengaj, është me të meta psikike, prandaj luten qytetarët që e kanë parë ose që mund ta takojnë, të lajmerojnë në stacionin më të afërt policor.
Redaksia jonë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, mbrëmë, me fshatarët që po e kërkonin dhe, në një çast u bë e ditur se personi në fjalë është gjutur, mirëpo, pas kontaktit të parë më përsonin e gjetur, u pa se ai ishte një tjetër person, gjithashtu i humbur.