Prishtinë, 20 prill 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do t’ia jap Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mandatin për krijimin e qeverisë së re. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Objektiv, duke iu referuar një burimi brenda kabinetit të presidentit, për të cilin burim kjo gazetë thot se është i besueshëm. Sipas këtij burimi, vendimi i presidentit Thaçi për t’ia dhënë mandatin LDK-së është bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 dhe është mbështetur nga mendimet e zyrës ligjore, njohësve të Kushtetutës së Kosovës, si dhe është konsultuar me partnerët strategjik të Kosovës.
“Po, Presidenti Thaçi do t’ia jap LDK-së mandatin për krijimin e qeverisë. Këtë do ta bëj zyrtarisht nesër (të martën), meqë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) refuzoi ta marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re”, ka thënë ky burim ekskluzivisht për gazetën – Objektiv.
Thaçi ia jep nesër LDK-së mandatin për krijimin e qeverisë?!
POSTIMI PARAPRAKOficeri i Doganës së Vërmicës në gjendje të rëndë shëndetësore!
POSTIMI I RADHËSNë fshatin Shajne një shtyllë mbahet nga telat!