Dragash, 23 prill 2015 – Personat që nuk janë të punësuar, këtë verë mund të përfitojnë nga një projekt i UNDP-së, të cilin e financon qeveria finlandeze në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe komunën e Dragashit. Ky projekt u prezantua sot në Zyrën e Punësimit në Dragash nga përfaqësuesi i UNDP-së, Ylber Pallaska, para shumë të interesuarve për tu vetëpunësuar.
“Ky projekt që po e promovojmë sot para jush, ka për qëllim vetëpunësimin, si masë aktive e tregut të punës. Secili nga ju që jeni të regjistruar në Zyrën e Punësimit dhe që prisni, së paku një vjet për tu punësuar, përmes këtij projekti që kap shumën nga 3 mijë e deri në 6 euro për çdo ide që siguron një vend pune, mund të aplikoni dhe, idetë tuaja do të shqyrtohen. Pas një muaji, sa keni kohë për këto ide dhe për aplikim, do të përzgjidhen idetë më serioze, të cilat më pas do të mbështeten financiarisht”, iu tha Pallaska të interesuarve për punësim, duke shtuar se Qeveria e Finlandës ka mbështetur këtë program, përmes së cilit synohet të përmirësohet shërbimi i punësimit në Kosovë. Sipas Pallaskës, prioritet për këtë program do t’iu jepet personave të cilët janë të papunë, më shumë se 12 muaj, personave të moshës 18 – 29 vjeç, femrave, prindërve vetushqyes, personave nga viset rurale dhe disa kategorive të tjera, të cilat kanë nevojë për pak mbështetje, drejt krijimit të një vendi të punës.
Përpos komunës së Dragashit, ky projekt do të implementohet edhe ne Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Gllogoc, Novobërdë, Graçanicë, Gjilan, Kamenicë, Viti, Prizren, Suharekë dhe Rahovec.
Të papunëve në Dragash, UNDP iu ofron mundësi vetëpunësimi!
POSTIMI PARAPRAKGjermania ktheu në Kosovë edhe 130 shtetas kosovarë!
POSTIMI I RADHËSAdem Jashari në Malet e Pashtrikut!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.