Prishtinë, 19 prill 2015 – Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që të hënën të punohet normalisht dhe ka porositur degët nëpër komuna që mos të hyjnë në grevë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke sqaruar se kanë vendosur që t’i japin kohë qeverisë, deri më 24 prill, për të zbatuar vendimin për pagesën e përvojës së punës prej 0.5 për qind, për çdo vit pune. “Ne do të presim deri më 24 prill, për të parë nëse qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. E nëse nuk zbatohet, ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.
Të gjithë në shkollë – S’ka grevë!
POSTIMI PARAPRAKQent endacakë sulmojnë një vajzë në Dragash!
POSTIMI I RADHËSNë brigjet e Italisë mbytet anija me rreth 700 persona!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.