Prishtinë, 30 nëntor 2013 – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri serb, Ivica Daçiq, në Beograd po e thotë krejtësisht të kundërtën e asaj që po ndodhë në Bruksel, në lidhje me negociatat mes Prishtinës e Beogradit.
Sipas saj, BE-ja po ia bën të qarta mesazhet Serbisë, se nuk mund të hyjë në këtë Union, pa e njohur shtetësinë e Kosovës. “Qëndrimi i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk përputhet me angazhimin e tij në Bruksel”, ka thënë Tahiri, duke iu përgjigjur kryeministrit serb, i cili vazhdon me “ofertën” e tij për shkëmbim territoresh, madje edhe pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Tahiri ka thënë se, të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhen përmes dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe se, vetë angazhimi i palës serbe në këtë dialog, tregon se, në fund të procesit, do të ketë njohje reciproke mes dy shteteve. “Është një diskrepancë e plotë mes deklaratave të kohëpaskohshme të Daçiqit dhe angazhimit që ai dhe Qeveria e Serbisë po e bëjnë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Qëndrimi ynë, lidhur me këto çështje, është se procesi i dialogut në Bruksel duhet të rezultojë me njohjen reciproke mes dy shteteve. Konkretisht, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të realizohet normalizimi i plotë i marrëdhënieve”, ka thënë zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri.
Tahiri: “Mesazhet e BE-së, janë shumë të qarta për Serbinë”
POSTIMI PARAPRAKKosova voton kryekomunarët – Testohet edhe niveli i demokracisë!
POSTIMI I RADHËSA e dini se ku ndodhet kjo shtëpi?
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.