Dragash, 25 nëntor 2021 – Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit në mërgatë për komunën e Dragashit.
Burime të besueshme nga ky institucion kanë bërë me dije se, në vendim, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që, brenda Kornizës Ligjore në fuqi, të organizojë përsëritjen e procesit të votimit në mërgatë, sa i përket raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Dragashit. Nga ana tjetër, Supremja ka vendosur që të refuzohet pjesa tjetër e ankesës së kandidatit nga LDK-ja, Bexhet Xheladini, që votat nga jashtë të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve, për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit.
Reagimi i parë pas këtij vendimi ka ardhur nga vetë Bexhet Xheladini, i cili në profilin e tij në Facebook ka njoftuar për pjesën e parë të vendimit, i cili e çon mërgatën e Dragashit në rivotim ndërsa për detajet, Xheladini ka thënë se do ta njoftojë publikun më vonë.
Supremja merr vendim për Dragashin – Mërgata në rivotim!
POSTIMI PARAPRAKKufiri Kosovë – Shqipëri pa ndalesa gjatë verës!