Kufiri Kosovë – Shqipëri pa ndalesa gjatë verës!

Kufiri Kosovë – Shqipëri pa ndalesa gjatë verës!

Elbasan, 27 nëntor 2021 –  Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Blendi Çuçi, ka thënë se, para sezonit të verës së ardhshme, qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi, pasi sot kanë rënë dakord me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, që të vendosin një sistem kamerash në kufi, duke i lënë automjetet të qarkullojnë pa i ndaluar fare. “Nuk është pjesë e marrëveshjes së sotme mes dy qeverive por me kërkesë të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, kemi marrë masa dhe nuk do të presim sezonin e verës, sidomos në pikën kryesore të kalimit mes vendeve tona, në Vërmicë. Kemi rënë dakord që të vendosim një sistem kamerash në kufi, të cilat do të regjistrojnë çdo gjë për sa i përket identitetit të makinës që kalon, përmes leximit të targës, pa pasur nevojë fare të ndalohen në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonit”, tha të premten Çuçi, duke shtuar se edhe gjatë festave të nëntorit s’do të ketë kontroll në kufirin Kosovë-Shqipëri.