Prizren, 29 janar 2020 – Policia ka njoftuar zyrtarisht për lamtumirën e fundit që do t’i jepet zyrtarit policor, Sami Thaçit. “Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot, më 29.01.2020, do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, Sami Thaçit, i rënë në krye të detyrës, në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhen në orën 15:00, në varrezat e fshatit Shkarashnik, komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Zyrës Qendrore për Informim të Policisë së Kosovës.
Sot i jepet lamtumira e fundit policit që humbi jetën në Zhur
POSTIMI PARAPRAKNdërron jetë aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren
POSTIMI I RADHËSNjë polic i vdekur dhe tre të lënduar në Zhur të Prizrenit