Dragash 07 janar 2016 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin, i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend, për periudhën Janar – Dhjetor 2015.
Anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në Kuvendin e Komunës së Dragashit, në të gjitha kategoritë, janë: Samidin Xheladini (LDK) me 11.2%, Zaim Hajredini (AKR) me 10.7% dhe Nexhat Isufi (BD) me 6.8%, ndërsa anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë dhe janë vlerësuar me 0% janë: Shqipe Halili (LDK) dhe Mersiha Memishi (CDU).
Gjatë seancave të mbajtura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit janë ngritur gjithsej 347 çështje, prej të cilave 80% nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 20% e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit. LDK-ja që përfaqësohet në këtë institucion prin për nga inicimi i çështjeve, me gjithsej 33.4%, e pasuar nga anëtarët e PDK-së dhe AKR, me nga 21.3% përkatësisht 13.3% të çështjeve të iniciuara.
Lidhur me ngritjen e çështjeve, Zaim Hajredini (AKR) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve, me gjithsej 13.3%, i pasuar nga Samedin Xheladini (LDK), me 13% të çështjeve të ngritura.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit kanë bërë gjithsej 83 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune, prej të cilave 79% nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 19% e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.
Lidhur me numrin e pyetjeve të parashtruara gjatë punimeve të seancave, prijnë anëtarët e LDK-së, me gjithsej 30.1%, të pasuar nga PDK-ja dhe VAKAT-i, me nga 16.9% përkatësisht 15.7% të pyetjeve të përgjithshme. Derisa anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Dragashit, janë: Zaim Hajredini (AKR) 10.8% dhe Nexhat Isufi (BD) me 9.6% të pyetjeve të përgjithshme.
Në seancat e mbajtura të Kuvendit të Komunës së Dragashit, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2015, ky institucion ka miratuar Rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2016 dhe Rregulloren për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë negative. Krahas kësaj, Samidin Xheladini (LDK) ka propozuar inicimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
Shqipe Halili dhe Mersiha Memishi, kot ishin në Kuvend!
POSTIMI PARAPRAKHamza Bale dhe CDU distancohen nga Safet Kushi!
POSTIMI I RADHËSNdaj deklaratave të Safet Kushit, reagon këshilltari Loshaj!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.