Dragash, 15 maj 2015 – Në 40 vjetorin e saj, drejtuesit e shkollës “Shaban Shabani” në Llopushniku kanë kërkuar sot ndërtimin e një shkolle të re, me që, siç tha drejtori i kësaj vatre arsimore, Bahtiar Bojaxhiu, lokalet aktuale nuk po i përmbushin kushtet për mësim. “Lusim kryetarin e Komunës që të na ndërtojë edhe ne një shkollë sepse, edhe ne jemi Kosovë. Në qoftë se na e plotësoni dëshirën, zoti ka me ju shpërblye”, tha mes tjerash Bojaxhiu, gjatë fjalimit ceremonial të ditës së shkollës, në të cilën i vijojnë mësimet nxënësit nga fshatrat Brezne, Buçe dhe Plavë. Ndërkaq, drejtori komunal i Arsimit, Hajri Ramadani, gjatë fjalimit të tij nuk dha ndonjë premtim, por i frymëzoi nxënësit që të dëshmojnë sa më shumë suksese në mësime, pasi, siç tha ai, është bërë shumë sakrificë për krijimin e kushteve aktuale.
• Për më shumë, shiko pamjet – VIDEO