Dragash, 28 korrik 2015 – Redaksinë tonë sot e kanë vizituar prindërit e vogëlushit, Fazli Gashi, nga fshati Brezne e Dragashit, i cili tashmë po gëzon shëndet të plotë, pas intervenimit mjekësor që iu bë jashtë vendit. “U jam mirënjohës të gjithë miqve dhe atyre që nuk u kursyen për të na ndihmuar financiarisht, që djalin tonë ta kuronim jashtë shtetit. Pa ndihmën e tyre, vështirë se do ta kishim sot djalin tonë”, shprehet Mustaf Gashi, babai i vogëlushit hareplotë, Fazliut.
E gjithë kjo histori filloi, kur redaksia jonë publikoi një apel, për të kërkuar ndihmë financiare, që vogëlushi 8-vjeçar të operohej jashtë Kosovës. Kostoja prej 10 mijë eurosh ishte e papërballueshme për familjen Gashi, prandaj u desh të kërkohej ndihma nga njerëzit me zemër dhe gjendje ekonomike të mirë. Sipas rrëfimit të prindërve të Fazliut të vogël, tre ditë pas publikimit të apelit, është siguruar shuma e kërkuar dhe djali i tyre është futur në sallën e operacionit. Më pas, ai ka qëndruar mbi tre muaj në spital, për të dalë nga aty shëndoshë e mirë. “Zoti ua dhëntë më të mirat e kësaj bote, të gjithë atyre që reaguan shumë shpejt, duke tubuar shumën e nevojshme, që djalit tonë t’i shpëtohej jeta. Çfarëdo që të them, është shumë pak, në raport me veprat e vëllezërve tanë që ma shpëtuan djalin”, thotë Mustafa, duke apeluar tek të gjithë ata prindër që mos t’i fshehin të metat shëndetësore që mund t’i kenë fëmijët e tyre, por të reagojnë sa më shpejtë.
Shërohet Fazli Gashi – Prindërit falënderojnë ata që ndihmuan!
POSTIMI PARAPRAKKonkursin për drejtorë shkollash, NISMA e quan luftë klanesh!
POSTIMI I RADHËSHapni sytë – Edhe në “Viva Fresh” çmimet ju mashtrojnë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.