Beograd, 01 gusht 2015 – Vendimi që Rusia të lëshojë viza për sportistët nga Kosova, të cilët kanë pasaportën e Kosovës, duket se i ka dëshpëruar serbët.
Ndonëse ambasada ruse në Beograd ka sqaruar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse, vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive, megjithatë, e përditshmja serbe “Blic” në numrin e sotëm ka nxjerrë si kryetitull lajmin “Putin pranon pasaportën e Kosovës”. Këtij titulli i paraprin mbititulli: “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”, ndërsa në nëntitull shkruan se “Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës, tash për tash, mund të hyjnë vetëm sportistët”. Nuk ka munguar as reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe jo rusët”.
Nga ana tjetër, komentuesit serbë e kanë vlerësuar këtë hap të Rusisë, si fillim të njohjes së Kosovës shtet dhe si tradhti që po iu bëhet nga Rusia.
Serbët dëshpërohen me Rusinë – Shkak pasaporta jonë!
POSTIMI PARAPRAKMbytet një fëmijë në Plazhin e Vjetër!
POSTIMI I RADHËSDervishi: Me Serbinë, luajmë në “Elbasan Arena”!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.