Dragash, 03 prill 2014 – Postin e gjertanishëm që mbante profesori, Shehadin Tërshnjaku, tani e tutje do ta ketë, Selami Sahiti, kandidati i AAK-së që garoi për kryetar të Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar për Radio SHARRI-n, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, duke potencuar se ky emërim vjen si rezultat i koalicionit që lidhën në balotazh, PDK-ja me AAK-në. “Selami Sahiti është emëruar për nënkryetar të Komunës së Dragashit, bazuar në marrëveshjen që kishim në balotazh, kur AAK-ja iu bashkëngjit forcës sonë në garën për kryetar të Komunës”, tha Jenuzi. Sa i përket postit të nënkryetarit për komunitetet, Jenuzi tha se kjo nuk ka mbetur pezull, për fajin e shqiptarëve, por janë vetë partitë nga Gora që nuk po përcaktohen për një emër.
“Ne e hodhëm në Kuvend zgjedhjen e nënkryetarit për minoritetet, por votimi rezultoi i barabartë mes këshilltarëve të tyre. Nga 8 këshilltarët goranë, u propozuan 2 kandidatë dhe që të dy morën nga 4 vota. Edhe pse votimi u përsërit tre herë, gjithnjë doli ky rezultat. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asgjë, derisa të merren vesh partitë nga minoritetet”, tha Jenuzi.
Në seancën e Kuvendit komunal, ku ishte paraparë edhe zgjedhja e nënkryetarit të Komunës për minoritetet, ishin propozuar dy kandidatë, Safet Kushi, nga CDU dhe, Nuhia Tairovci, nga partia VATAN. Gjatë tre raundeve të votimit, që të dy morën nga 4 vota, gjë që dështoi zgjedhja e njërit prej tyre.
Selami Sahiti, nënkryetar – Goranët ende nuk po merren vesh!
POSTIMI I RADHËSKryeministri Thaçi vizitoi kreatoren, Krenare Rugova
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.