Ranillug, 09 mars 2015 – Kërkesa për emërtimin e një rruge në komunën e Ranillugut, me emrin e Slobodan Milosheviqit, po del të jetë legjitime. Këtë e pohojnë zyrtarët e kësaj komune të banuar nga komuniteti serb, të cilët thonë se emërtimi është bërë sipas procedurave të Kuvendit të kësaj komune. “Tashmë pritet vetëm vendosja e tabelës që bartë këtë emër”, ka thënë për radion “Evropa e Lirë” kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ranillugut, Sasha Aleksiq. “Unë jam përfaqësues i pushtetit legjislativ dhe, në bazë të të gjitha normativave dhe ligjeve, ne i kemi udhëzuar këshillat e fshatrave dhe këshilltarët që t’i bëjnë listat e rrugëve. Ata i kanë dorëzuar ato lista, ku figuron edhe emri i Slobodan Milosheviqit, dhe ne vetëm i kemi zbatuar procedurat e Kuvendit. Unë nuk kam kompetenca direkte dhe as indirekte që të bëj presion mbi qytetarët. Unë vetëm e respektoj vullnetin e tyre, pasi ata më kanë sjellë në këtë funksion”, ka thënë Aleksiq, duke shtuar se e ka të qartë se emërtimi i një rruge me emrin e Milosheviqit mund të nxisë reagime, por që, siç thotë, nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se sa ta zbatonte ligjin. Megjithatë, ai ka shpjeguar se miratimi nga Kuvendi i Komunës së Ranillugut për emërtimin e rrugëve, nuk është hapi i fundit në këtë proces. “Mund të ekzistojë një vendim i kryetarit apo ministrisë, për kthimin e kësaj çështjeje në Kuvendit për rishqyrtim. Ekzistojnë mundësitë që kjo të hidhet poshtë. Ta zëmë që nesër mund të më vijë vendimi nga ministria për anulimin e këtij vendimi dhe unë si kryetar i Kuvendit të Komunës, jam i obliguar që sërish ta kthej në shqyrtim”, ka sqaruar Aleksiq.
Rruga Slobodan Milosheviq – Gjithçka OK!
POSTIMI PARAPRAKAcarohen fermerët e Dragashit – Nuk përfituan subvencione!
POSTIMI I RADHËSNë Dragash përdhoset flamuri i UÇK-së!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.