Kukës, 28 dhjetor 2014 – Rruga e Kombit, nga Kukësi e deri tek tuneli i Kalimashit, raportohet se është përpara bllokimit. Kështu njoftojnë ata që e kanë përshkuar sot këtë aks, për të mbërritur në Kosovë. Shkak i kësaj gjendje është bërë bora që po bie, ndërkohë që për borëpastruesit raportohet se nuk janë parë në këtë aks kombëtar.
Një gjendje të vështirë të këtij aksi e ka përshkruar edhe kryetari i Kukësit, Ibsen Elezi, i cili publikisht e ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë për këtë neglizhencë. “Kur ishte Berisha kryeministër, z. Rama e kritikonte ashpër, se nuk po përkujdesët për këtë rrugë. Po sot, kush është fajtor që mungon përkujdesja?”, ka thënë Elezi.
Rruga e Kombit po bllokohet – Apel Ramës për intervenim!
POSTIMI PARAPRAKPër gjendjen në rrugët e Dragashit, raporton kryetari (Video)
POSTIMI I RADHËSBora në Dragash solli vetëm kënaqësi (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.