Dragash, 22 shtator 2015 – Komuna e Dragashit ka vendosur që t’i ndalojë therjet e kafshëve nëpër rrugët e vendbanimeve, siç ndodh gjithnjë natën e Bajramit në dy fshatrat më të mëdha, në Restelicë të Gorës dhe Bresanë të Opojës.
Rreth dy muaj më parë, përmes një njoftimi publik, Komuna e ka ndaluar këtë dukuri në fshatin Bresanë, ku është respektuar dhe nuk është ndier asnjë kundërshtim.
Por, në prag të Kurban Bajramit, një njoftim i tillë që është shpërndarë në fshatin Restelicë, duket se nuk do të zbatohet aq lehtë. Madje, janë paraqitur kundërshtimet e para në rrjetet sociale, ku vendimi po konsiderohet si arbitrar dhe në kundërshtim me traditat e këtij fshati. Kundërshtimit i ka paraprirë edhe radioja lokale që vepron në këtë fshat, përmes së cilës po kundërshtohet kjo ndalesë, duke kërkuar më shumë sqarime. “Pas këtij njoftimi, në mesin e banorëve është shfaqur revolta. Ata po konsiderojnë se me këtë ndalesë po iu cenohen të drejtat në ushtrimin e traditave në këtë fshat”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, drejtuesi i radios lokale në këtë fshat, Nesim Hoxha.
Në komentet e ndjekësve të tij mund të lexohen kundërshtimet publike, madje edhe etiketimet për drejtuesit e Komunës dhe Kosovës. Njëri nga komentuesit e ka quajtur Kosovën “shtet kaur”, me që, sipas tij, një vendim të këtillë nuk mund ta nxirrnin myslimanët. “Shtet kaur, ligjet kaure, udhëheqësit kaurë, përkrahësit kaurë”, ka komentuar ky lexues.
Restelica nuk e duron ndalesën për therjen e kurbaneve në rrugë!
POSTIMI PARAPRAKShuhet këngëtari, Tonin Tërshana (Video)
POSTIMI I RADHËSVëllezërit Myrtezani ndërtojnë fermë moderne! (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.