Prizren, 30 dhjetor 2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot ka votuar që gjyqtari, Refki Piraj, të emërohet si Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren – dega në Dragash, me mandat 5-vjeçar.
Që nga viti 2010, Piraj ushtron detyrën e gjyqtarit, si fillim në Gjykatën Komunale në Prizren, për të vazhduar nga janari i vitit 2013, në Gjykatën Themelore Prizren – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, pozitë kjo të cilën e ka mbajtur deri më sot.
Paraprakisht nga, viti 2007 e deri në vitin 2010, gjyqtari Piraj ishte angazhuar si avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës, pasi kishte përfunduar provimin e Jurisprudencës.