Prishtinë, 28 prill 2017 – Instituti i Medies e ka kundërshtuar fuqishëm draft-ligjin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas IMK-së qartë i shkel parimet fundamentale të një shteti demokratik. “Duket qartë se Ministria e Drejtësisë dëshiron ta ngulfasë lirinë e shprehjes në Kosovë. Ky është hap drejt autoritarizmit të Kosovës. Me këto ligje Kosova nuk mund të integrohet në Evropë. Përkundrazi, kjo është shkelje e gjithë punës që është bërë deri më tani për integrimin e vendit në BE. Liria e shprehjes përbën një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike, është një nga kushtet bazë për përparimin e saj dhe për vetëpërmbushjen e çdo individi. Kontrollimi i fjalës së lirë nga pushtetarët, është izolim i Kosovës dhe kthim kah Lindja e jo nga Perëndimi. Shprehja e lirë e fjalës është e garantuar me të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe, si e tillë, duhet të mbrohet dhe të kultivohet edhe në Kosovë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e IMK-së, duke ia kujtuar Ministrisë së Drejtësisë se Neni 10 (1) i Konventës Evropiane e garanton të drejtën në lirinë e shprehjes. “Çdokush ka të drejtë në lirinë e shprehjes. Kjo e drejtë përfshinë lirinë e pasjes së mendimit, si dhe të marrjes e dhënies së informatave dhe ideve, pa ndërhyrje nga autoriteti publik dhe pavarësisht kujt. Ky nen nuk i parandalon shtetet nga kërkimi i licencimit të ndërmarrjeve të transmetimit elektronik, televiziv apo të kinemasë”, thuhet më tej në komunikatën e Institutit të Medies në Kosovë, ku kërkohet urgjentisht nga Ministria e Drejtësisë, që të heqë dorë nga draft-ligjet e tilla. “Sa më shpejt që të heq dorë nga kjo qasje, aq më mirë është për të gjithë qytetarët e Kosovës”, përfundon komunikata e IMK-së.
Reagon IMK-ja – Hiqni dorë nga ngulfatja e fjalës së lirë!
POSTIMI PARAPRAKLDK-ja në Dragash shënoi përvjetorin e 27-të
POSTIMI I RADHËSArnohet rruga – Aty ku u mboll pisha!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.