Prishtinë, 19 shkurt 2016 – Pas ngjarjeve që po ndodhin në Kuvendin e Kosovës, kreu i AAK-së – Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputet në legjislativin e vendit. Lajmin e ka kumtuar vetë Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ku thotë se dorëheqja e tij është përgjigje ndaj injorimit që po iu bëhet deputetëve të opozitës. “Të nderuar qytetarë, duke e parë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend, ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan mes tjerash Haradinaj në profilin e tij.
“Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshirë edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, demarkacionin dhe asociacionin. Por, jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit dhe të Kuvendit. Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz. Pas ditës së sotme, ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh më vetën pjesë e kësaj legjislature”, thuhet në arsyetimin që ka dhënë Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj dorëhiqet nga mandati i deputetit!
POSTIMI PARAPRAKBankat, më pak të hyra e më shumë fitim!
POSTIMI I RADHËSKuvendi i Kosovës sërish lajm në mediet botërore!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.