Prishtinë, 15 mars 2020 – Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shëndetin publik. Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i njëjti hyn në fuqi menjëherë.
Sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik. Kjo pasi sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me Coronavirus në Kosovë, duke e çuar në 9 numrin total të të prekurve.
Qeveria e Kosovës shpall gjendje emergjente!
POSTIMI PARAPRAKAksident trafiku në udhëkryqin e fshatit Brrut (Foto)