Dragash, 05 mars 2016 – Me 13 vota për, nga 19 gjithsejtë, veteranët e Dragashit e kanë zgjedhur sot kryetarin e tyre, pas një debati që zhvilluan në pjesën e parë të kuvendit të sotëm Zgjedhor të OVL të UÇK-së, ku pati vërejtje të shumta rreth organizimit, siç e quajtën disa, jo të mirë të këtij kuvendi. Vërejtjet e para ishin për shkak të datës që është caktuar ky kuvend, kur e tërë Kosova feston Epopenë e UÇK-së. Vërejtje pati edhe rreth organizimit jo të mirë, ku nuk pati fare pjesë ceremoniale, ku do të intonohej Himni dhe do të nderoheshin të rënët në luftën që zhvilluan vetë ata. Gjithashtu, vërejtje pati edhe rreth mungesës së një raporti financiar, ku disa nga veteranët kërkuan të dinë se ku janë shpenzuar mjetet financiare që tubohen nga anëtarësimi i mbi 300 veteranëve në këtë organizatë, ku shuma për anëtarësim është 12 euro për person.
Rreth kësaj çështjeje, arsyetim dha kryetari në largim, Galip Skeraj, i cili potencoi se i vetmi person që ka qasje në llogarinë e shoqatës është sekretari, Lulzim Rifaj, i cili ndodhet në shërbim konsullor në Bullgari. “Ne nuk kemi shpenzuar dhe as që mundemi të ju japim raport, pasi nuk kemi qasje në llogarinë e shoqatës, i vetmi që ka qasje në llogarinë bankare, është Lulzim Rifaj”, tha Skeraj.
Ndryshe, në pjesën e dytë të zhvillimit të punimeve të kuvendit, është zgjedhur kryetari i ri i organizatës, ku Qerkin Krasniqi i ka fituar votat e 13 anënëtarëve të kryesisë 19-anëtarëshe. Sipas asaj që Krasniqi i tha Radio Sharrit, gjithçka ka shkuar siç është më së miri. “Si asnjëherë më parë, gjithçka ka shkuar sipas rregullores, pa tensione dhe në harmoni të plotë mes anëtarësisë”, tha Krasniqi, duke shtuar se në ditët vijuese do të procedohet edhe me zgjedhjen e organeve tjera të OVL-së.
Qerkin Krasniqi zgjidhet kryetar i OVL të UÇK-së në Dragash
POSTIMI I RADHËSThaçi vizitoi Prizrenin – Zotohet për angazhim maksimal!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.